Shkëmbim territoresh për të ndalur luftën/ Zelensky reagon pas deklaratës së Trump: Ukrainasit nuk do t’ia japin tokën e tyre pushtuesve

Shkëmbim territoresh për të ndalur luftën/ Zelensky reagon pas deklaratës së Trump: Ukrainasit nuk do t’ia japin tokën e tyre pushtuesve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi në një deklaratë se çdo vendim që merret pa pjesëmarrjen e Ukrainës është një akt kundër paqes dhe se këto vendime janë të destinuara të dështojnë. “Janë vendime të vdekura; nuk do të funksionojnë kurrë”, tha ai. Lideri ukrainas nënvizoi gjithashtu se përgjigjja për çështjen territoriale të Ukrainës është e qartë dhe e garantuar në Kushtetutën e vendit, duke theksuar se askush nuk do të tërhiqet nga kjo dhe as nuk ka mundësi. “Ukrainasit nuk do t’ia japin tokën e tyre pushtuesve”, deklaroi ai. Këto fjalë vijnë në një kohë kur diskutimet ndërkombëtare për statusin e territoreve të diskutueshme vazhdojnë, duke theksuar qëndrimin e palëkundur të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial. Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi gjatë...