Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pak fjalë për rrethimin e news24 dhe paralelizmin me djegien e redaksisë së KOHA JONE
Nga Nikoll Lesi- Sot policia e shtetit nuk ka lejuar hyrjen e punonjësve dhe gazetarëve të news24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut në një ndertesë që është shtetrore. Kjo historia e përplasjes së shtetit me news24 për këtë godinë shtetrore të dhënë me qera për shumë vite, ka kohë që thuhet nga mediat e Irfanit si inat qeveritar. Një gazetar i njohur, opozitar, me mori në celular sot, fill pas kësaj ngjarje dhe me pyeti se “A ngjason ky rrethim i news24 me rrethimin e redaksisë së gazetës KOHA JONE natën e 3 marsit 1997?”. Dhe iu përgjigja shkurt: JO! Me pas kolegu i mirë mbylli celularin. Shikova nëse e ka publikuar përgjigjen time, dhe vërej se jo. Meqënëse me pyeti miku im...