Zjarr masiv në kodrat e Tragjasit, flakët përfshijnë pyjet, terreni vështirëson ndërhyrjen

Zjarr masiv në kodrat e Tragjasit, flakët përfshijnë pyjet, terreni vështirëson ndërhyrjen

Pamje nga zjarri VLORË- Një vatër e re zjarri është raportuar pasditen e sotme në Qarkun Vlorë, ku flakët e favorizuara nga era kanë përfshirë malin e Tragjasit. Flakët, të ndihmuara nga era, janë përhapur me shpejtësi drejt malit, duke djegur shkurre, pemëtari, por edhe sipërfaqe pyjore të kësaj zone. Mësohet se forcat zjarfikëse kanë shkuar në vendngjarje, por ndërhyrja është vështirësuar për shkak të terrenit të vështirë. Bëhet me dije se në terren janë 25 efektivë zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur largimin e banorëve dhe të bagëtive./ZËRI