Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
SPAK vë Zvicrën në shënjestër
SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, sipas mediave “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar para nga trafiku i drogës për vite me radhë, nëpërmjet një agjencie udhëtimesh në Luzern, një qytet në Zvicrën qendrore. SPAK ka konfiskuar dy prona dhe shuma të mëdha parash nga dy bosë të dyshuar. Akuza ndaj tyre është se pasuritë e tyre dyshohet se burojnë nga veprimtaritë kriminale. Përmes të ashtuquajturit “Hawala-Banking”, klani dyshohet se ka transferuar miliona nga Zvicra drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Por si funksionon saktësisht ky sistem? Dhe si arriti prokuroria shqiptare të zbulojë gjurmët e klanit kriminal? Hawala-Banking është një sistem joformal dhe i bazuar në besim për transferimin e parave, i cili po fiton gjithnjë e...