Një tjetër rast zhvatjeje pas FI Bank, “Union” i mban 83 euro komision turistes në Pogradec

Foto nga Union Bank

POGRADEC- Rastet e turistëve në Ksamil që u përballën me zhvatje nga FI Bank për një transaksion të thjeshtë në një ATM nuk janë të vetmit.
I njëjti problem ndodhi edhe në Pogradec me një turiste në Union Bank. Bëhet me dije se gjatë tërheqejes së parave nga bankomati, një sasi prej 500 mijë lekësh të reja, i është mbajtur komsion nga banka plot 83 euro.
Turistja u shpreh se banka gjermane e informoi se i ka mbajtur vetëm 11.75 euro komision. Sipas saj bashkëshorti ishte informuar se për tërheqjen ishin mbajtur 8 euro komision, por pas kryerjes së transaksionit, shuma e marrë rezultoi shumë më e lartë.
 “Ndërkohë, banka ime gjermane Sparkasse më informoi se më kishte mbajtur vetëm 11,75 euro komision. Nuk e di pse kaq shumë komision. Kjo është vjedhje. Kur pashë në llogari këtë shumë, ju kërkova sqarim, por m’u kthyen në anglisht duke më thënë se jemi ne fajtorë, pasi shuma që kërkohet për këmbim valutor është treguar në momentin e tërheqjes,” shprehet turistja për JOQ.

 

Rastet e tilla dhe të përsërita ngrejnë shqetësimin për politikat që aplikojnë bankat në vendin tonë gjatë transaksioneve monetare, si për vendasit ashtu edhe për shtetasit e huaj.
ZËRI ka kontaktuar sot me Fi Bank në lidhje me rastin e turistit gjerman, me çfarë komisioni aplikon banka, si dhe në lidhje me mënyrën se si mund të informohen klientët për këto tarifa paraprakisht. Por ende nuk ka një përgjigje nga FiBank./ ZËRI/

 

whatsapp image 2025 08 08 at 40829 pm

whatsapp image 2025 08 08 at 40829 pm 1