FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Pas 5 ditësh pa informacion për të afërmin e tyre, rasti alarmant i humbjes së një 27-vjeçari nga Tirana nga një hotel në Dhërmi ka përfunduar me lajme të mira. 24-vjeçari i cili denoncoi humbjen e vëllait të tij, ka raportuar në Polici lajmin e mirë se 27-vjeçari është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme.
Njoftimi i policisë:
U referuan materiale shtesë për vlerësim, pasi është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme, shtetasi A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin kishte kallëzuar vëllai i tij se kishte humbur kontaktet prej datës 02.08.2025, në Dhërmi./ZËRI
