Shkolla 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, Rama: Do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja

Shkolla 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, Rama: Do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, ku sipas tij, do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja. Kreu i qeverisë ka ndarë detaje nga shkolla e re. ”Drejt përfundimit rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, që do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja, klasa moderne dhe kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë Fier”,-shkruan Rama.