‘Ekzistenca e Francës është në rrezik’/ Marine Le Pen sulmon sistemin gjyqësor pas dënimit të saj

Marine Le Pen ka mbajtur një fjalim të fortë në Paris, duke shënjestruar sistemin gjyqësor që e ka dënuar atë për përvetësim fondesh të BE-së. Ajo përsëriti pretendimet e saj se vendimi nuk ishte një akt i drejtësisë, por një vendim politik, duke e quajtur atë të padrejtë.

“Ky nuk është një vendim i drejtësisë – ky është një vendim politik,” tha Le Pen, e cila gjithashtu shprehu kritika të ashpra ndaj sistemit gjyqësor, duke theksuar se “eksistenca e Francës është në rrezik” për shkak të veprimeve të tij.

Pjesa më e madhe e fjalimit të saj ishte e fokusuar në dënimin e sistemit gjyqësor, dhe Le Pen e falënderoi mbështetësit e saj për guximin, bujarinë dhe këmbënguljen. “Ju jeni të mrekullueshëm,” tha ajo, duke theksuar se do të vazhdojë të luftojë për kauzën e saj.

Sipas vendimit, Le Pen është dënuar me katër vjet burg, dy vjet me kusht, për një rast përvetësimi të fondeve të BE-së. Si pasojë, ajo do të ketë një ndalim të kandidimit për poste publike për pesë vitet e ardhshme, duke i shuar shpresat për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Megjithatë, Le Pen ka deklaruar se ajo nuk do të dorëzohet dhe është e përkushtuar në vazhdimin e luftës për çështjet që ajo mbështet.