Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘S’e dija se dhjetë vjet më i ri se Krishti, do të kryqëzohesha mbi ty’
Fragment poezie nga Ismail Kadare Llora -II- Tani shiu godet me shkelma qelqeve.Atje qielli i zi si negativi i një shkretëtire.Llora,Më ka marrë malli,Mall bojë hiri.Tani nata si një mbulesë viganeQëndisur me drita anëveKarfosur me paralele dhe meridianëNga lindja në perëndim,Na mbulon e shqetësuar.Ne shtrihemi nën të,Si në ethe zbulohemiTë ndarë,Të largët,Të vetmuar. Pati net,I qullur nga stuhia jote,Heshtja pranë teje dhe pasionit të marrë,Mbërthyer mbi krahët dhe këmbët e tuaSi mbi një kryq të madhTë bardhë. Në fillim e mora kaq lehtë.Madje s’thosha as fjalën “dashuri”.S’e dija se dhjetë vjet më i ri se KrishtiDo të kryqëzohesha mbi ty./KultPlus.com