SYRI TV/ Pika e kalimit të Kakavijës në fluks hyrje-daljesh, emigrantët kthehen për të vizituar të afërmit

Pika e kalimit kufitar të Kakavijës po përjeton fluks të lartë hyrje-daljesh gjatë gushtit, kryesisht nga emigrantët që kthehen për të vizituar të afërmit. Në 72 orët e fundit kanë hyrë 12.218 dhe kanë dalë 7.978 shtetas, me punë të organizuar në 6 sportele pa krijuar vonesa.

Pika e kalimit kufitar të Kakavijës po përballet me një fluks të lartë lëvizjesh në hyrje-dalje gjatë muajit gusht, periudhë që tradicionalisht sjell emigrantët në atdhe për të vizituar të afërmit e tyre.

Vetëm 72 orët e fundit kanë hyrë 12.218 shtetas dhe kanë dalë 7.978 shtetas.

Aktualisht në këtë pikë kufitare po punohet me 6 sportele aktive, 3 në hyrje dhe 3 në dalje, duke siguruar ritëm normal pune pa krijuar radhë apo vonesa. Përveç emigrantëve që kthehen, nuk mungojnë edhe shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë vendit për pushime, duke e mbajtur fluksin të lartë në të dy drejtimet.