Moti sot/ Reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në mëngjes, me vranësira që do të shtohen kryesisht nga orët e mesditës. Këto vranësira do të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Në Ultësirën Perëndimore dhe në relievet malore në juglindje, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Nga orët e pasdites, reshjet do të humbasin intensitet dhe do të izolohen në relievet malore, derisa të ndërpriten plotësisht.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 2-7 m/s nga verilindja në veriperëndim. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në jugperëndim dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi 10-16 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i ulët, i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat për disa qytete kryesore:

Qyteti
Temperaturat në °C
Moti

Shkodër
17/33
Diell, re, shi

Kukës
14/30
Diell, re, shi

Lezhë
18/32
Diell, re, shi

Dibër
14/33
Diell, re, shi

Durrës
19/34
Diell, re, shi

Tiranë
20/33
Diell, re, shi

Elbasan
18/34
Diell, re, shi

Berat
15/34
Diell, re, shi

Vlorë
19/30
Diell, re, shi

Korçë
15/31
Diell, re, shi

Gjirokastër
13/35
Diell, re, shi

Sarandë
17/31
Diell, re, shi