Gjermania dëshiron të ndërtojë, sipas kancelarit Friedrich Merz, ushtrinë më të fuqishme konvencionale në Evropë. Por, a do të ketë ushtarë për ta mbështetur këtë ambicie? Me sa duket jo, sipas një sondazhi të ri të realizuar për rrjetin RND.
Sipas sondazhit, vetëm 16% e të rinjve në moshë për rekrutim janë të gatshëm të marrin armët për të mbrojtur Gjermaninë pa hezitim në rast lufte, ndërsa 22% thonë se ‘ndoshta’ do ta bënin këtë.
Megjithatë, shumica dërrmuese, 59% nuk janë të gatshëm të mbrojnë Gjermaninë me armë në rast sulmi. Kjo përqindje rritet në 72% tek gratë, sipas Deutsche Welle.
Ndërkohë, më shumë se një në katër gjermanë, afërsisht 27%, e konsiderojnë ‘të mundshme’ apo ‘shumë të mundshme’ një sulm ushtarak ndaj Gjermanisë nga një shtet armik brenda pesë viteve të ardhshme.
Po ashtu, 59% e të anketuarve besojnë se është e mundur që Gjermania të thirret të ofrojë ndihmë ushtarake për një vend tjetër të NATO-s, në kuadër të detyrimeve aleate.
Forcat e Armatosura Gjermane (Bundeswehr) do të pajisen me mbi 1.000 automjete transporti, me një vlerë totale prej 770 milionë eurosh, deri në fund të këtij viti.
Sipas radios gjermane DLF, kompania Rheinmetall ka nënshkruar një marrëveshje kornizë me Bundeswehr-in me vlerë 3.5 miliardë euro.
