Libri që tregon marrëdhënien e vëllait të mbretit të Anglisë dhe Epstein, autori anglez: Financieri amerikan shiti sekretet e princit Mossadit, Arabisë dhe Libisë

Libri që tregon marrëdhënien e vëllait të mbretit të Anglisë dhe Epstein, autori anglez: Financieri amerikan shiti sekretet e princit Mossadit, Arabisë dhe Libisë

Një libër i ri pretendon se Jeffrey Epstein u shiti agjencive të huaja të inteligjencës në të gjithë botën “sekretet më intime” të Princit Andrew. Materiale kompromentuese mbi Dukën e Jorkut dyshohet se i janë kaluar Mossadit të Izraelit, autoriteteve të Arabisë Saudite dhe shërbimeve të inteligjencës libiane nën Kolonel Gaddafin. Detajet e pretendimeve janë bërë në një libër të ri mbi princin, nga autori Andrew Lownie, i cili përshkruan se si princi ishte pre e lehtë për një “gjarpër me zile” si Epstein. Viktimat e financierit amerikan, i cili i mori jetën vetes në vitin 2019, kanë pretenduar për vite me radhë se Epstein mbante regjistrime video të miqve të tij të profilit të lartë që kryenin marrëdhënie seksuale me gra. Asnjë provë për...