Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarri në malin e Skërficës, rrezikohet të përhapet edhe në Gjirokastër. Kërkohet ndërhyrje nga ajri
Foto ilustruese DELVINË- Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë. Zjarri ka rrezik që të përhapet edhe në Bashkinë e Gjirokastrës. Ndaj edhe shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër ka njoftuar menjëherë kolegët e MZSH Delvinë, të cilët kanë nisur një grup zjarrfikësish për të ndërhyrë në terren. Për shkak të erës, zjarri mund të marrë përmasa më të mëdha, duke kërcënuar drejtpërdrejt pyllin e mbrojtur të Pikësit. Për shkak të largësisë dhe terrenit të thepisur malor, atoritetet vendore e konsiderojnë të domosdoshme një ndërhyrje emergjente nga ajri. Ndërkohë që nesër në terren do të shkojë për ndihmë edhe një grup prej 10 efektivësh zjarrfikës, pa marrë parasysh ndihmën nga zjarrfikësit e zonave përrreth./ZËRI