Pamje nga vendi i ngjarjes
PUKË- Të shtënat me armë zjarri kanë tmerruar fermerin Erjon Nikollin në fshatin Munellë të Pukës. Një ditë pas ngjarjes, fermeri Erjon Nikolli denoncoi ngjarjen edhe për mediat, duke treguar përjetimet. Në rrëfimin e tij, ai tregoi se gjatë natës kishin dëgjuar krisa armësh, ndërkohë që kishin parë të shkruar në një shkëmb: Ik se do vdesësh!
“Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë,”-u shpreh Nikolli.
Ai sqaroi se është një fermer që merret vetëm me bagëti dhe se e vetmja përplasje që ka pasur ka qenë një konflikt verbal me një bashkëfshatar. Po ashtu shtoi se ngjarja ka lënë shenja në familjen e tij, si edhe tek bashkëshortja, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë.
“Thirrja ime për institucionet është të më japin një zgjidhje. Kam ardhur nga emigrimi, kam investuar në bagëti për të siguruar të ardhmen e familjes. Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë. Jam e traumatizuar. Duke marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhem, është e domosdoshme që të merren masa,”-tha ajo.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet duke gjetur edhe gëzhoja në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka ende persona të ndaluar për ngjarjen./ZËRI
