Autori e godet pa pushim…/ Rrëfimi tronditës i të plagosurit në Vlorë: Iu kundërpërgjigja me grushte…

Pasditen e djeshme, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, një konflikt i dhunshëm përfundoi me plagosjen me thikë të dy personave, mes tyre edhe 32-vjeçarit Kristi Kostandini. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 32-vjeçarin Indrit Halili, pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë.

Të plagosurit, Kristi Kostandini dhe një 39-vjeçar, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.

Kristi Kostandini ka dhënë një dëshmi të fortë për ngjarjen, duke treguar për momentet e tensionuara kur u sulmua.

“Nuk e njihja fare. Ai erdhi te biznesi i shokut, sulmoi shitësen dhe më pas edhe mua. Më goditi katër herë me thikë, dy herë në krah, një në stomak dhe një pranë ijës. Unë thjesht u mbrojta, i ktheva me grushta për të shpëtuar veten”, ka dëshmuar ai.

Sipas të dhënave, agresori kishte sulmuar më parë një tjetër person pranë një karburanti në zonën e “Bolv Oil”, duke treguar se tensionet kishin nisur më herët në ditën e ngjarjes.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përparimin e procedurave ligjore ndaj autorit.