Çmimi bie në 6 lekë/ Braçe apel për qytetarët dhe bizneset: Blini sa më shumë shalqinj, të shpëtojmë bujqit

Foto ilustruese

TIRANË- Deputeti socialist, Eion Braçe, ka ngritur alarmin për çmimin e shalqirit në Divjakë, që ka zbritur në 6 lekë për kilogram. Sipas Braçes, kjo është një goditje për bujqit vendas, pasi nuk mund të përballojë as koston e punëtorit që e vjel. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe ka bërë apel për qytetarët dhe bizneset që të blejnë shalqi tek bujqit vendas. “Duhen shpëtuar bujqit, që ata të prodhojnë vitin tjetër e ne të ushqehemi”, thekson Braçe ndër të tjera.
Për me tepër, Braçe ka bërë një thirrje edhe për hotelet, restorantet e beach bareve që të përfshijnë shalqirin sa më shumë në menu. “Bëjeni menu masive shalqinin. Jepeni edhe jashtë faturës së mëngjesit, drekë e darkë, se nuk u kushton gjë”, shkruan Braçe.

Postimi i plotë:
SHALQINI ESHTE FRUTI I GUSHTIT!
I SHENDETIT, VECANERISHT GJATE DITEVE TE NXEHTA,
NDIHMON NE GJITHCKA!
SHALQINI ESHTE NE KRIZE TE THELLE;
CMIMI SOT NE DIVJAKE 6 LEKE PER KILOGRAME!
(As kostoja e punetorit per ta vjele nuk del me kaq leke).
Ka marre mund, sakrifica dhe para-shpenzime, kosto,
te prodhohej.
A MUND TU BEJ NJE LUTJE TE GJITHEVE?;
BLINI SHALQI TANI, JO THJESHT SE ESHTE I SHENDETSHEM, FRUTI ME I SHENDETSHEM I GUSHTIT,
POR EDHE PER TE NDIHMUAR, SHPETUAR BUJQIT!
NUK JU KUSHTON ASGJE!
Te njejten LUTJE kam per HOTELET, RESTORANTET, BARET E BEACH BAREt:
BEJENI MENU MASIVE SHALQININ!
JEPENI EDHE JASHTE FATURES SE MENGJESI, DREKE E DARKE, SE NUK U KUSHTON GJE!
DUHEN SHPETUAR BUJQIT, QE ATA TE PRODHOJNE VITIN TJETER E NE TE USHQEHENI!
PA BUJQ NUK KA USHQIM TE MIRE!/ZËRI