Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë godet Ishujt Kurile

Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë godet Ishujt Kurile

Një tërmet me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter goditi sot zonën e Ishujve Kurile, sipas Qendrës Gjermane për Shkencat Gjeologjike (GFZ). Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), lëkundjet arritën në 7 ballë, ndërsa qendra Euro-Mesdhetare i regjistroi ato me një magnitudë prej 6.8. Edhe Sistemi i Paralajmërimit për Tsunami në Oqeanin Paqësor publikoi të njëjtën vlerësim si USGS, duke njoftuar se fillimisht nuk u dha asnjë paralajmërim për rrezik tsunami. Megjithatë, Ministria ruse për Situata Emergjente paralajmëroi se ekziston mundësia për valë të vogla tsunami në tre rajone të gadishullit Kamçatka. “Lartësitë e pritshme të valëve janë të ulëta, por edhe në këtë rast, qytetarët duhet të largohen nga bregdeti,” thuhet në një postim të ministrisë në Telegram, pas aktivitetit të fundit sizmik. Ndërkohë, gjatë...