Showbiz E Shtunë, 2 Gusht 2025 21:50
Mijëra njerëz e mbushën hapësirën e Sunny Hill Festival gjatë koncertit të mbrëmshëm në Prishtinë, në një nga netët më të zjarrta të këtij edicioni. Energjia, dritat, muzika dhe emrat e mëdhenj të skenës krijuan një atmosferë unike që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë ata që ishin të pranishëm.
Rreth 22,000-25,000 persona morën pjesë në koncertin e mbrëmshëm të Sunny Hill Festival.
Përllogaritja është bërë duke marrë në konsideratë përmasat e hapësirës së mbushur, dendësinë ekstreme të turmës afër skenës dhe strukturat përreth, përmes metodologjive që përdoren gjerësisht në analiza të ngjarjeve masive në nivel ndërkombëtar.
Ky vlerësim konfirmon interesimin e jashtëzakonshëm që publiku vendor dhe ai ndërkombëtar ka për Sunny Hill Festival, i cili tashmë është bërë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore.
