Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Raporti për papunësinë, Trump “nuk pëlqen” shifrat! Shkarkon me urgjencë Shefen e Statistikave Ekonomike në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar me urgjencë drejtoreshën e Byrosë së Statistikave të Punës, vetëm pak orë pasi një raport zyrtar për punësimin nxiti panik në tregje dhe sfidoi narrativën e tij ekonomike. Në një postim në rrjetet sociale, Trump, pa paraqitur prova, akuzoi komisioneren Erika McEntarfer për manipulim të të dhënave të punësimit për arsye politike. Vendimi i papritur ka tronditur Wall Street-in dhe ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë në publikimin e statistikave zyrtare. Në reagimin e saj, McEntarfer e quajti periudhën në krye të Byrosë së Statistikave të Punës (BLS) si “nderin më të madh të jetës” dhe falënderoi punonjësit civilë për “shërbimin ndaj këtij kombi”. Ky zhvillim ndodhi në një moment kur tregjet globale...