Lapaj-Xhuveli
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) do të shqyrtojë ditën e nesërme ankesën e Adriatik Lapajt, i cili duket se e do me çdo kusht mandatin e vetëm të fituar nga “Nisma Shqipëria Bëhet”. Lapaj ka depozituar akimim në KAS, ku kundërshton vendimin e KQZ-së pasi i dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli. Në kërkesën depozituar Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, Lapaj ka listuar edhe njëherë argumentat e tij duke shpjeguar se përse mandati i vetëm si deputet që ka marrë koalicioni ku ai bënte pjesë i takon atij. Ndër rreshta kujton se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen para zgjedhjeve.
Megjithatë, do të jetë në dorë të KAS nëse do të lërë në fuqi vendimin e kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi, apo nëse do të prodhojë një vendimmarrje të re mbi mandatin që përçau partitë e reja.
“Kriza” në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që ende nuk është mbyllur./ZËRI
