Hetimet për atentatin ndaj Ndojës ‘fundosën’ bossat e trafikut! 1 ton kokainë “shqetësoi” Dervishajn dhe ‘Burrelsin’

Foto ilustruese

TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK, gjatë të cilit u godit një grup i trafikut të drogës nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Europian. Sipas dosjes së siguruar nga “Report Tv”, këtij grupi që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt BE, i janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Nga aksioni, në pranga përfundoi: Ermir Ndreaj, dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ndërsa u lëshuar një tjetër masë sigurie për ish-ortakët e tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj.
Në dosje, zbardhen edhe pseudonimit që anëtarët e grupit përdornin në aplikacionin “SkyECC”. Të gjithë anëtarët e grupit e thërrisnin Ndreajn si ‘Cinco’, pseudonim referuar klubit të njohur të natës Cinco Cavalli që zotërohej nga ai. Ndërkohë, biznesmeni tjetër Artur Hoxhosmani, njihej me disa nofka si: “burrelsi”, “lambo”, “santucio” dhe “santucio new”. I vëllai i tij, Klevis Hoxhosmani kishte pseudonimet “keli” dhe “Santucio brother”. Ilir Lloshi, i cili është ende në kërkim, thirrej ‘Licja’, ndërsa biznesmeni tjetër po në kërkim Elidon Skëndaj njihej si “Bisha” dhe “Bisha New”.
Në komunikimin e zhvilluara mes personave në hetim Artur Hoxhosmani dhe Plaurent Dervishaj, të dy të pandehurit tashmë flasin për çmimin e drogës që do dërgohej tek personi i thirrur “durrsaku”. Por edhe pse i përmendnin psedonimin nuk e identifikionin me emër. Të dy, linin të kuptohej se kontakte kishin  edhe në Brazil. Në vijim diskutonin për detyrimet që i ka personi tjetër, momenti që duhej kërkuar shlyerja e detyrimeve dhe flasin për sasinë me lëndë narkotike të personit tjetër nën hetim Erion Alibej (Krymi).
Në një moment tjetër, më 28.4.2020, Artur Hoxhosmani lë të kuptohet se i është sekuestruar në Belgjikë një sasi lënde narkotike, e kamufluar në të njëjtën mënyrë, në lëndë drusore. Flasin për 4 ton me lëndë narkotike të llojit kokainë, që i është kapur pasi anijet me konteinerë janë futur në skaner. Në bisedë e sipër, Plaurent Dervishaj i tregon se në momentin që drejtuesi i kamionit ka vajtur për të tërhequr “mallin” ka dyshuar në sjelljen e punonjësve të portit, ndaj edhe ngarkesa ishte kaluar në skaner. Më pas, punonjësit e portit kanë kontrolluar mjetin e shoferit, dhe e kanë pyetur për telefonin me të cilin ka komunikuar, por më pas e kanë lënë të largohej. Megjithatë, pavarësisht “goditjes” Dervishaj i kërkonte Hoxhosmanit që të mos shqetësohej pasi do e rikuperonin humbjen. 
Artur Hoxhosmani: Mos pyt vlla, e sigurt qe jan kap
Plaurent Dervishaj: Mos u merzit vlla ske ca me bo
Artur Hoxhosmani: Po sme ka shkrujt akoma po ka kry puna dhe ajo
Plaurent Dervishaj: Jan kap 4 ton do jete aty, e futen ne skaner te gjithë anijet, 811 cop, ka shku shoferi me terheq e si ka pelyq sjellja, e ka hudh skain. I kan thon do shkojm ne skaner dhe i kan kontrollu makinen i kan thon ku ke tel tjetër. I ka thon skam tel vec ket, e kan lon shoferin me ik, besoj po e rujn. Tani besoj do e cojn ne kompani kutin e do presin do lajmoj kompania qe ka mall mren shtetin. Se as firmes nuk i kan komuniku gjo. Mos e vrit menjen tha se sjemi zero me tha. Do e rikuperojm shum shpejt tha
Po ashtu, SPAK ka zbardhur të paktën 5 episode të trafikut të kokainës, ku porositës ka qenë edhe vetë ‘bossi’ i Cincos, Ermir Ndreaj. Ky detaj është zbuluar përmes bisedave në SkyECC mes biznesmenit Ndreaj dhe Artur Hoxhosmanit, ku diskutohej për sekuestrimin e 1 ton kokainë në Belgjikë.  Në biseda, Ndreaj pranon se 809 pako nga kokaina që u sekuestrua ishin të tij.
Ermir Ndreaj: A ke dhe nr kondiner?
Artur Hoxhosmani: Po cila nga ato?
Ermir Ndreaj: Se jam 9 kuti
Artur Hoxhosmani: Të ra ndok punë prapë?
Ermir Ndreaj: Dhe mua 809 cop
Artur Hoxhosmani: Me firm

Elidon Skëndaj

Për këtë dosje, janë në kërkim edhe biznesmeni Elidon Skëndaj, i cili dyshohet se fshihet në Dubai, si edhe për person tjetër i identifikuar si Ilir Lloshi. Në emër të këtij të fundit u vendos në pranga një person, që më pas u lirua nga Gjykata me pretendimin se ishte bërë një gabim. Kështu që personi i vërtetë është ende në kërkim.
I gjithë grupi i godit pas hetimeve të SPAK për atentatin e planifikuar, i cili dështoi, ndaj ish-prokurorit tashmë deputetit të Partisë Demokratike, Arjan Ndoj. Teksa hetonin zbuluan se porositësi ishte Plarent Dervishaj, por po ashtu, hulumtuan mbi kanalet e pazbuluara të trafikut të drogës./ZËRI

800 0 1753793485ximg 7881 498

Klevis dhe Artur Hoxhosmani