Teksa vendi digjet nga zjarret që kanë cenuar në jo pak raste edhe jetët njerëzore dhe kanë djagur pasuritë natyrore dhe të qytetarëve shqiptarë, kryetari i PD, Sali Berisha përmes një video ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, për masat e qeverisë në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në vendin tonë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, bashkangjitur deklaratës së Ramës përmes ‘premtimit’ të këtij të fundit, Berisha shkruan se: ‘Të vetmen flotë që ke në dispozicion është ajo e gënjeshtrave tua’.
Më herët kreu i qeverisë, Rama lajmëroi vënien në dispozicion të një flote ajrore duke nisur nga kjo verë, e cila do të mundësonte pasjen e 2 avionëve zjarrfikës në gatishmëri për rastet e emergjencës së zjarreve në vendin tonë.
‘Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion këtë verë, duke nisur nga kjo verë, është bërë marrëveshja për ne, 2 avionë zjarrfikës në dispozicion e gatishmëri për ne, pa pritur të vijë nga një vend apo një vend tjetër’, është shprehur më herët Rama gjatë premtimeve në fushatën elektorale.
