Jonaid Myzyri
TIRANË- Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Jonaid Myzyri, i pezulluar nga detyra me vendim gjykate, ka ankimuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “pezullim nga detyra”. Myziri është paraqitur këtë të hënë në Apelin e GJKKO-së ku po mbahet edhe seanca.
Kreu i KPP-së, Jonaid Myziri u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK, më 24 qershor për hetimet që lidhen me tenderin e mirëmbantjes së aksit Rrëshen-Shpal, i cili dyshohet se është kryer në kundërshtim me parimet e konkurrencës së ndershme.
Jonaid Myzyri është marrë i pandehur bashkë me 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera. Autoritetet kanë ndarë veçmas një grabitje të ndodhur në shtëpinë e punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja. Përgjimi i punonjëses së KPK, Lindita Skeja e cila implikon titullarin në procedurat abuzive të tenderit tregon se punonjësja i ankohet bashkëbiseduesit në telefon se kishte firmosur për Myzyrin dhe tani po “vuante pasojat”./ZËRI/
