Këlliçi nuk e fsheh ambicien: Dua vetëm t’i nxjerr ujë të zi Edi Ramës, siç i nxora Erion Veliajt

Këlliçi nuk e fsheh ambicien: Dua vetëm t’i nxjerr ujë të zi Edi Ramës, siç i nxora Erion Veliajt

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn, dhe jo ndonjë post brenda Partisë Demokratike. I pyetur në “Off the Record”, nëse do të ketë ndryshime në funksionet e larta drejtuese të PD para nisjes së sesionit të ri parlamentar, dhe nëse ka ai ambicie për ndonjë pozicion, si ai i Sekretarit të Përgjithshëm, që mbahet aktualisht nga Flamur Noka, ai u përgjigj: “Absolutisht jo! Aktualisht jam drejtues politik i Tiranës, jam anëtar i kryesisë së PD, jam deputet…  Mendoj që kjo forcë politike më ka vlerësuar jashtë mase dhe jam përgjigjur me punë dhe përkushtim. Nuk kam asnjë ambicie përveç rrëzimit të Edi Ramës. Po u arrit rrëzimi...