“Shtet leshi”, shpërthen Murrizi: Harxhon 4 milionë për kopshtin në kryeministri, “shuan” zjarret me shtup e fshesë
Ish deputeti demokrat, Myslim murrizi ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj qeverisë dhe kreut të saj, Edi Rama, pasi sipas tij ka kapitulluar përballë situatës me zjarret në vend.
Ndërsa akuzon Ramën se harxhon miliona euro për kopshtin e tij në kryeministri, miliona për udhëtime, ata që përballen realisht me zjarret kanë në duar, fshesa dhe degë ullliri. “Ky është shtet leshi”, shkruan Murrizi.
Reagimi i plotë
Per te bredhur vete perdor avion personal çarter
Për të zbukuruar kopshtin në Kryeministri ka harxhuar 4 milionë euro.
Nga taksat e shqiptarëve ka paguar 6 milionë euro për dy satelitë leshi që nuk e di njeri a janë apo jo gjëkundi.
Për t’u dukur si i “fortë” tek liderët europianë, sajon samite bombastike çdo vit në Tiranë dhe pret duke u ulur herë në gjunjë e herë në bythë para kamerave, për t’u dhënë dorën lloj-lloj karavidhe.
Pret me eskortë super të madhe, duke shoqëruar me motora policie dhe makina e furgona, kamionin që transporton halen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara.
Shkon në jug të Shqipërisë në darka mondane, herë me KM e Italisë Meloni, herë me ish-KM e Anglisë Blair dhe dy vitet e fundit me dhëndrrin e Presidentit Trump, Kushner.
U tregon muskujt me fadroma e tritol qytetarëve që kanë ndërtuar me lejen e tij e me pagesë nën dorë para zgjedhjeve, duke ua prishur ndërtesat sapo u merr votat.
Harxhon mbi 200 milionë euro për AKSHIN dhe sorollat shqiptarët për çdo shërbim tek E-Albania.
Paguan nga taksat e shqiptarëve roje, makinë e karburant deri në 31 dhjetor 2025 për fundërrinat e KPK që bënë mut si surrati i tyre vettingun.
Dhe pastaj “shuan” zjarret me shtup, me fshesë apo me degë ulliri e gënjeshtrash.
Ky quhet shtet leshi.
