Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Dosja ‘Buka’/ Gjykata kalon në gjyq themeli çështjen e Arben Ahmetajt
                            Arben Ahmetaj do të gjykohet në mungesë në procesin e themelit, për dosjen e njohur Buka. Sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vendimi u dha nga gjyqtari paraprak Erjon Çela, që aprovoi kërkesën e prokurorit Elvin Gokaj, i cili ka hetuar prej 2022 rolin e ish-ministrit të Financave që akuzohet se ka shpërdoruar detyrën mbasi me firmosjen e shkresave, i hapi rrugë privatizimit të kësaj shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore. Kalimi në gjyq i ish-funksionarit u shpall mbas një odiseje të gjatë të kthimit të çështjes mes SPAK dhe gjyqtarit paraprak, që vazhdimisht për Bukën i ka caktuar detyra Prokurorisë së Posaçme ndaj Arben Ahmetajt. Ndërkohë, ish-funksionari prej verës së 2023 është në kërkim nga drejtësia si një i hetuar...