Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Rexhep Tajip Erdogan komentoi 5-vjetorin e shndërrimit të Shën Sofisë në xhami, duke e përshkruar atë si një “simbol të Rënies së Kostandinopojës”. Presidenti turk, në një mesazh në Twitter, të cilin e shoqëroi me një foto të Shën (Hagia) Sofisë, shkruan se i shpreh mirënjohjen e tij të pafundme ndaj “Zotit” që i dha mundësinë të dëshmojmë ringjalljen e Shën Sofisë.
“Shën Sofia, simboli i Rënies së Kostandinopojës dhe trashëgimia e Mehmet Pushtuesit, dëgjoi thirrjen e parë për lutje 5 vjet më parë. Mirënjohje e pafundme ndaj Zotit që na dha mundësinë të dëshmojmë ringjalljen e Shën Sofisë,”- shkruan Erdogan.
Të premten e 10 korrikut në vitin 2020, një gjykatë turke anuloi statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Pas 86 vitesh, më 24 korrik 2020, në xhaminë Hagia Sophia u zhvillua edhe falja e namazit të së premtes, një rit i përjavshëm i besimtarëve muslimanë./ZËRI
