Sulm i ri me raketa rus në vendlindjen e Zelensky, 14 të vdekur mes tyre 6 fëmijë

Sulm i ri me raketa rus në vendlindjen e Zelensky, 14 të vdekur mes tyre 6 fëmijë

Sulmet ruse në një zone banimi në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, kanë vrarë të paktën 14 persona dhe kanë plagosur 50 të tjerë, thanë autoritetet lokale, në një nga sulmet më vdekjeprurëse të vendit në javët e fundit. Presidenti Volodymyr Zelensky, denoncoi sulmin ndaj vendlindjes së tij dhe tha se Moska “nuk dëshiron një armëpushim”, ndërsa konsultimet diplomatike kanë vazhduar që nga shkurti për të gjetur një zgjidhje për konfliktin. “Çdo sulm me raketë dhe dron dëshmon se Rusia dëshiron vetëm luftë. Vetëm presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë dhe çdo përpjekje e mundshme për të forcuar Ukrainën, mbrojtjen tonë ajrore dhe forcat tona të armatosura do të përcaktojnë se kur do të përfundojë lufta,” shtoi Zelensky në një mesazh në aplikacionin e mesazheve Telegram....