”PD ka bërë gabime për 11 Majin”, Jola Hysaj: Presim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR

Jola Hysaj, kandidate e PD-së në zgjedhjet e fundit të 11 Majit, thotë do të pritet raporti final i OSBE/ODIHR pikërisht për atë që selia blu e quan fasadë elektorale, sepse është e pamundur të quhen zgjedhje.
Për të edhe PD ka bërë gabime jo vetëm në këto zgjedhje, por gjatë gjithë këtyre 34 viteve, por nga ana tjetër, një analizë e thellë do të çojë në një vendim të Kryesisë së PD, meqë ka qenë ndërmjet dy kuvendeve, delegohet Këshilli Kombëtar për vendime të mëtejshme, qofshin për riorganizim, qofshin për ato për ndryshime përkatëse.

”Ne kemi bërë gabimet tona jo vetëm në këto zgjedhje, por gjatë gjithë këtyre 34 viteve. Nga ana tjetër, kjo analizë e thellë që ne duam të bëjmë, do të çojë në një vendim të Kryesisë së PD, meqë kemi qenë ndërmjet dy kuvendeve, delegohet Këshilli Kombëtar për vendime të mëtejshme, qofshin për riorganizim, qofshin për ato për ndryshime përkatëse. Menjëherë do të ndodhi pas përfundimit të provave të farsës elektorale, pas pritjes përfundmitare të OSBE/ODIHR. Normalisht ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, por do t’i shkojmë të vërtetës deri në fund”,-tha në ”News 24”.