Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E mërkura “e zezë” në vend, katër aksidente rrugore me katër viktima brenda pak orëve
Katër të vdekur dhe tre të plagosur. Është ky bilanci i rëndë i aksidenteve rrugore në vend, gjatë kësaj të mërkure. Një ngjarje tragjike u shënua në orët e pasdites në zonën e Qerekës, në Krujë, ku babai përplasi aksidentalisht me makinë të bijën e mitur, e cila ndërroi jetë në spital. Ngjarja ndodhi në ambientet e biznesit të shtetasit A.S., i cili përplasi të bijën rreth 4 vjeçe. Më herët, gjatë pasdites, një tjetër ngjarje tragjike u regjistrua në Bulqizë, duke u marrë jetën dy personave dhe plagosur një tjetër. Të tre personat po ktheheshin nga puna në minierë, me një mjet tip “Nissan”, që ka dalë nga rruga, duke përfunduar 300 metra poshtë, e për pasojë u ka marrë jetën dy prej personave,...