‘Nuk ka asgjë të përhershme, përveç ndryshimit’

‘Nuk ka asgjë të përhershme, përveç ndryshimit’

Thënie nga Herakliti: Njeriu bëhet më së shumti vetvetja kur arrin seriozitetin e një fëmije që është duke lozur. Askush nuk mund ta kalojë të njëjtin lum dy herë, sepse ai rrjedh, dhe nuk është i njëjti lumë, dhe ai vetë ndryshon, nuk është më i njëjti njeri. Nuk ka asgjë të përhershme, përveç ndryshimit. Koha është një lojë që fëmijët e luajnë bukur. Bollëku i informacionit nuk garanton urtësinë te njeriu. Karakteri yt o njeri, është fati yt! Është nëpërmjet ndryshimit që ne gjejmë qëllimin. Shpirti është pikturuar me ngjyrat e mendimeve të tij. Heshtja, shëron. Çfarë është ndarë do të bashkohet, dhe çfarë është bashkuar do të shpërthejë. Të zgjuarit ndajnë të njëjtën botë, ndërsa të fjeturit janë secili në botën e vet....