Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
17-vjeçarja i jep fund jetës në Divjakë, Prokuroria nis hetimet
👁10343
Një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës në qytetin e Divjakës. Dyshohet se adoleshentja konsumoi fostoksinë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes apo nëse dikush e ka shtyrë drejt aktit të rëndë. Policia referoi rastin në Prokurori, ku do të hetohet ngjarja, që pritet të zbardhet nga grupi hetimor. Top Channel