Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pakti Shqipëri-Itali, model nga BE për krizën e azilantëve
Bota E Martë, 22 Korrik 2025 18:17 Prej vitesh BE është përballë krizës për riatdhesimet e emigrantëve të huaj. Për këtë arsye, në Danimarkë u mbajt një takim informal i Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së, duke diskutuar çështjen e emigracionit. Ministri danez për Emigracionin, Kaare Dybvad Bek, ngriti alarmin për azilkërkuesit me të cilët përballet sistemi evropian. ”Sistemi evropian i azilit është në krizë. Kemi nevojë për zgjidhje inovative”, tha ai. Një pakt i tillë është ai mes Shqipërisë dhe Italisë, duke u konsideruar si një model që mund të adoptohet edhe nga shtetet e tjera të Bashkimit Europian. Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga opozita dhe institucionet e drejtësisë në Itali, kjo marrëveshje ka tërhequr vëmendjen e shteteve të tjera të BE-së, të...