Rosie Roche-Princi William dhe Harry
TIRANË- Rosie Roche, kushërira e Princave William dhe Harry, ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare. The Sun bën me dije se sipas hetimit gjyqësor, pranë trupit të 20-vjeçares u gjet edhe një armë zjarri. Autoritetet lokale kanë përjashtuar çdo dyshim për krim, duke e përshkruar vdekjen si “jo të dyshimtë” pa shenja përfshirjeje të palës së tretë. Një hetim formal për vdekjen e saj filloi në Gjykatën e Mjekëve Ligjorë të Wiltshire dhe Swindon, por është ndërprerë dhe do të vazhdojë më 25 tetor.
Kush ishte Rosie Roche?
Rosie Roche ishte një kushërirë e largët 20-vjeçare e Princit ëilliam dhe Harry-t. Ajo kishte lidhje me ta nëpërmjet linjës familjare të nënës së Princeshës Diana. Ajo ishte fëmija më i madh i Edmund Hugh Burke Roche, 53 vjeç, dhe gruas së tij, ish-Phillipa Kate Victoria Long. Gjyshi i saj, Edmund Roche, Baroni i 5-të Fermoy, xhaxhai i Princeshës Diana nga nëna, vdiq nga vetëvrasja në vitin 1984.
Ajo ishte studente e vitit të dytë të Letërsisë Angleze në Universitetin e Durhamit. Znj. Roche po përgatiste valixhet për një udhëtim me miqtë në kohën e vdekjes së saj.
Funerali i saj do të mbahet privatisht, i ndjekur nga një shërbim përkujtimor publik.
Vdekja e Rosie Roche vjen muaj pas vetëvrasjes në shkurt 2024 të Thomas Kingston, bashkëshortit të Lady Gabriella ëindsor. Ai vdiq nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë në shtëpinë e prindërve të tij. Të dy vdekjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën./ZËRI/
