Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm
Foto ilustruese Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto rrethana, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Në raportin e saj vjetor, SOA hedh dritë jo vetëm mbi situatën e sigurisë në Kroaci, por edhe mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor - një rajon që, sipas saj, vazhdon të përballet me sfida të thella politike dhe të sigurisë, të lidhura ngushtë me çështjet e pazgjidhura ndërshtetërore. Edhe pse BE-ja dhe SHBA-ja mbeten të përfshira në përpjekjet për stabilizim, raporti nënvizon se zgjidhja e këtyre çështjeve vazhdon të jetë e vështirë. Kjo klimë pasigurie, sipas SOA-s, ndikon drejtpërdrejt edhe në procesin e integrimit evropian të rajonit, i cili po...