Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Thirrje me altoparlantë dhe këngë/ Protestuesit ndërpresin intervistën e lideres së AfD-së
Televizioni publik gjerman ARD ka njoftuar se do të rishikojë procedurat e tij pas një incidenti të pazakontë gjatë një interviste të drejtpërdrejtë me bashkëkryetaren e partisë së djathtë ekstreme Alternative für Deutschland (AfD), Alice Weidel, e cila u ndërpre nga protesta të zhurmshme në Berlin. Gjatë intervistës së transmetuar të dielën, protestues të shumtë u mblodhën poshtë skenës provizore duke e bërë pothuajse të pamundur zhvillimin normal të bisedës, sipas The Guardian. Nga altoparlantët e një autobusi që shërbente si platformë proteste, u dëgjua kënga “Scheiß AfD Jodler” e kënduar nga Corner Chor, një kor aktivistësh nga Augsburg. Në protestë morën pjesë edhe grupi Omas gegen Rechts (Gjyshet kundër së djathtës) si dhe kolektivi artistik antifashist Zentrum für Politische Schönheit. Disa pjesë të intervistës...