Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            52 kg luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU: E gjithë sasia rezulton e shitur
                            Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me lajmin se në Shqipëri janë futur 52 kg luleshtrydhe me pesticide nga Greqia. AKU informon se kjo ngarkesë rezulton e gjitha e shitur. Më tej në reagim AKU shkruan se ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë. Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia. Njoftimi i AKU-së: Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në...