Sulm masiv kibernetik kundër Microsoft, mijëra servera në të gjithë botën në rrezik

Microsoft

SHBA- Një sulm kibernetik i përhapur gjerësisht po kërcënon mijëra organizata në të gjithë botën për shkak të një të mete serioze sigurie të identifikuar në serverët e Microsoft. Ndërkohë, Microsoft ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me “sulmet aktive” ndaj softuerëve të serverëve të përdorur nga agjencitë qeveritare dhe bizneset për të ndarë dokumente dhe u ka rekomanduar klientëve të saj të aplikojnë menjëherë përditësimet e sigurisë. Ekspertët e sigurisë kibernetike po japin alarmin për sulme të mundshme ransomëare, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha në sisteme.
The ëashington Post raportoi se shkelja preku agjencitë federale dhe shtetërore të SHBA-së, universitetet, kompanitë e energjisë dhe një kompani telekomunikacioni në Azi. Për detajet ka cituar si burim zyrtarë qeveritarë dhe studiues. 
Paketa mbrojtëse që mbron nga sulmet e hakerëve
Kompania me seli në Redmond reagoi shpejt, duke njoftuar publikimin e një përditësimi të ri sigurie që klientët duhet ta instalonin menjëherë në serverat e tyre SharePoint. Kjo paketë synon të ndalojë sulmet aktive që synojnë serverët lokalë, ndërsa Microsoft vazhdon të zhvillojë rregullime shtesë për të adresuar plotësisht problemin.
Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës e SHBA-së (CISA) konfirmoi se është në dijeni të cenueshmërisë. Ndërsa firma e sigurisë kibernetike “Censys”, nëpërmjet studiuesit Silas Cutler, vlerëson se më shumë se 10,000 organizata me servera SharePoint mund të jenë të ekspozuara ndaj këtij rreziku. SHBA-të kanë numrin më të lartë të vendeve të prekura, të ndjekura nga Holanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja. 
Si pasojë, kompania ajrore amerikane Alaska Airlines ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të fluturimeve dhe ndalimin e fluturimeve në të gjitha itineraret e saj.
“Rreth orës 8 të mbrëmjes (me orën lokale) të dielën, Alaska Airlines pësoi një ndërprerje të sistemeve të IT-së që po ndikon në operacionet tona. Ne kemi kërkuar një pezullim të fluturimeve në Alaska derisa problemi të zgjidhet”, tha linja ajrore në një deklaratë të dielën në mbrëmje.
Edhe ky incident lidhet me të metat e sigurisë në sistemet e Microsoft./ZËRI