Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Komisioni i BE-së, tatime më të larta për produktet e duhanit, industria paralajmëron për çmime në stratosfer
Komisioni i BE-së do të vendosë tatime më të larta për produktet e duhanit. Industria paralajmëron për çmime në stratosferë, dhe e quan këtë masë “paketë stimulimi për tregun e zi”. Komisioni i BE-së synon të rrisë ndjeshëm tatimin mbi cigaret. Por industria gjermane e duhanit paralajmëron për çmime shumë të larta. “Ky plan do të rezultonte në rritjen e çmimit të një pakete cigaresh të markës në Gjermani nga çmimi aktual prej rreth 8.50 Euro në më shumë se 12 Euro”, tha Jan Mücke i Shoqatës Federale të Industrisë së Duhanit dhe Produkteve të Reja (BVTE). Një qese 30 gramë me duhan të prerë imët për cigare me dredhje do të kushtonte më shumë se 18 Euro në të ardhmen, nga 10 Euro. Ish-politikani...