BBC: Një burrë u sulmua pasi makina e tij përplaset me një turmë jashtë një klubi nate në Los Angeles, duke plagosur 30 persona

Një burrë i dyshuar për drejtimin e qëllimshëm të një automjeti mbi një turmë njerëzish në Los Angeles është akuzuar për sulm me armë vdekjeprurëse.
Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD), 30 persona u plagosën në incidentin e ndodhur në orët e para të së shtunës jashtë klubit të natës Vermont Hollywood në East Hollywood. Rreth orës 02:00 me orën lokale (09:00 GMT), një radhë kryesisht me gra po priste të hynte në ambient, kur një Nissan Versa përfundoi mbi turmë.

Hetimet e para tregojnë se shoferi bëri një kthesë U përpara se të godiste turmën, duke e çuar policinë të trajtojë rastin si një akt të qëllimshëm. Automjeti kaloi fillimisht mbi një kioskë me ushqim dhe një podium shërbimi përpara se të përplasej mbi njerëzit që po prisnin jashtë.
Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, shoferi ishte nxjerrë nga makina nga kalimtarët dhe po sulmohej nga disa prej tyre. Në përleshjen e kaosit, një person qëlloi shoferin me armë zjarri. Ai u dërgua menjëherë në spital për ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e tij mbetet e panjohur.
LAPD tha se të dyshuarit për hapjen e zjarrit – një burrë hispanik, tullac, i veshur me një bluzë blu dhe i armatosur me një revolver argjendi – iu humb gjurma pasi iku në këmbë.
Një burim i zbatimit të ligjit i tha CNN se shoferi i automjetit besohet të ketë qenë i dehur në momentin e incidentit. Klubi po organizonte një mbrëmje me muzikë reggae dhe hip-hop.
Bilanci i të lënduarve:
Shtatë persona janë në gjendje kritike,
Gjashtë në gjendje të rëndë,
Dhjetë persona kanë pësuar lëndime të lehta,
Shtatë të tjerë kanë lënë spitalin kundër këshillave mjekësore.
Pamjet nga vendi tregojnë një makinë gri e ndalur mbi trotuar, mbeturina të shpërndara dhe një prani të madhe policore.
Në një deklaratë, kryebashkiakja e Los Angeles-it, Karen Bass, e quajti ngjarjen një “tragjedi zemërthyes”:
“Zemrat e banorëve të Los Angeles janë me të gjitha viktimat e prekura këtë mëngjes. Një hetim i plotë për atë që ndodhi është duke u zhvilluar.”
Kapiteni i Shërbimit të Zjarrit të Los Angeles (LAFD), Adam VanGerpen, tha se viktimat janë dërguar në spitale dhe qendra traumatologjike.
“Ishte një skenë shumë kaotike,” – tha ai. – “Shumë kalimtarë pranë klubit dolën për të ndihmuar njerëzit.”
AV/KJ