Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt Deda
TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga burgu Marjeta Karajn, e cila ishte dënuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Menduh Kurt Dedës. Lajmi është bërë me dije nga gazetarja Anila Hoxha. Lirimi i gruas u urdhërua pasi Gjykata e Apelit në muajin qershor prishi vendimin ndaj saj, por jo vetëm kaq. Po ashtu, i caktoi Gjykatës së Tiranës që të rishqyrtojë dosjen hetimore për masakrimin e të moshuarit Menduh Kurt Deda, i cili tetë vjet më parë u rrëmbye, u dhunua barbarisht në një lagje të kryeqytetit e më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit. Kështu, u zhbë dënimi prej 22 vitesh burgim për gruan dhe djalin e saj, por edhe bashkëpunëtori Gazmend Ngota.
Vrasja e Menduh Kurt-dedës, 61-vjeçarit që u vra në vitin 2017 u zbardh pas 5 vitesh. E gjithë ngjarja u zbardh vetëm në dhjetor të vitit pak ditë më parë. Më 16 maj të vitit 2017, u gjet një kufomë e paidentifikuar, pjesërisht e djegur dhe e dekompozuar. Viktima ishte Menduh Shaban Kurdeda dhe kjo u zbulua nga proteza e dhëmbëve që mbante Kurt Deda dhe një pjesë e njërës këmbë që nuk ishte shkrumbuar tërësisht. Mostrat e ADN-së zbuluan se bëhej fjalë për 61-vjeçarin që rezultonte i zhdukur.
Autorët janë zbuluar përmes një zinxhiri qeni, i njëjti me të cilin ishte lidhur 61-vjeçari para se të digjej, por që Besmir Karaj, e kishte përdorur për qenin e tij për pesë vitet në vijim. Marrja në pyetje e rrethit të tij të ngushtë nxorrën në dritë borxhin që Kurt Deda i kishte Marjeta Karajt, të cilën e kishte dhe të dashur. Ai i detyrohej 56-vjeçares 1 milionë lekë të reja, por prej muajsh nuk ia kthente. Ky borxh ka bërë që Karaj të jepte urdhrin dhe ta ‘eliminonte’ Kurt-dedën, me të cilin ishte edhe ortak në shoqërinë e bamirësisë që kishte hapur. Djali i saj, Besmir Karaj dhe shoku i tij, Gazmir Ngota e çuan në Kodër Shipalë, e dhunaun dhe më pas e dogjën të gjallë. Veprimet, sipas dëshmisë së Ngotës, i kishte kryer Besmir Karaj./ZËRI
