Tragjedi në Vietnam! Mbytet anija turistike, 34 viktima, disa të zhdukur

Pamje nga vendngjarja-Vietnam

VIETNAM- Një anije turistike u përmbys gjatë një stuhie të papritur në Gjirin Ha Long të Vietnam të shtunën pasdite, ku të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë rezultojnë të zhdukur, sipas mediave shtetërore, citon The Guardian.
Mediat raportojnë se anija Wonder Sea mbante 48 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në një turne turistik në Gjirin Ha Long, një destinacion i njohur për vizitorët. Ekipet e shpëtimit shpëtuan 12 persona dhe gjetën 34 trupa pranë vendit të incidentit. Dyshohet se anija u përmbys si pasojë e erërave të forta.
Ndërkohë, ne mesin e të mbijetuarve është një djalë 14-vjeçar, i cili u shpëtua pas katër orësh të bllokuar në anijen e përmbysur. Sipas mediave vendase, shumica e pasagjerëve ishin turistë, përfshirë rreth 20 fëmijë, nga Hanoi, kryeqyteti i vendit.
Një stuhi tropikale po lëviz gjithashtu drejt zonës. Një parashikim kombëtar i motit tha se stuhia ëipha pritet të godasë rajonin verior të Vietnamit, duke përfshirë bregdetin e Gjirit Ha Long javën e ardhshme./ZËRI/