Zjarret në vend vijonë dhe sot flakët ranë edhe në fshatin Çerravë të Pogradecit, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për zonën përreth.
Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Pogradec, punonjës të shërbimeve të Bashkisë dhe vullnetarë u angazhuan në terren për përballimin e situatës.
Falë organizimit dhe ndërhyrjes së koordinuar, u arrit të izolohen dhe më pas të shuhen plotësisht tre vatra zjarri, duke parandaluar përhapjen e flakëve në një zonë më të gjerë.
MZSH bën thirrje për kujdes maksimal duke apeluar të ndalohet rreptësisht ndezja e zjarreve të pakontrolluara, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha në mjedis.
