Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së: Epstein s’kishte asnjë ‘listë klientësh’ inkriminues! Trump paralajmëron padi ndaj WSJ

Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe FBI kanë arritur në përfundimin se dosja ‘Epstein’ nuk kishte “asnjë listë klientësh inkriminues”, që mund të implikonte bashkëpunëtorë të profilit të lartë.

Rishikimi i tyre i përbashkët, i publikuar më 7 korrik, vjen pas spekulimeve që u përhapën në internet se ekzistonte një listë e klientëve të Epstein, që prisnin të liroheshin.

Këtyre teorive iu shtua ‘benzinë’ disa komente nga anëtarë të shquar të administratës Trump, pasi presidenti u zotua në fushatën e tij për të deklasifikuar dosjet e Epstein, përfshirë “listën” e shumëpritur.

Ndërkohë administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do t’i kërkojë një gjykate të lejojë publikimin e dëshmive të jurisë në rastin e të ndjerit, të dënuar për abuzues seksual, Jeffrey Epstein, pasi disa nga mbështetësit e tij reaguan me zemërim ndaj një raporti që arrinte në përfundimin se nuk kishte prova për të mbështetur teoritë e hershme rreth çështjes së tij.

“Bazuar në sasinë qesharake të publicitetit që i është dhënë Jeffrey Epstein, i kam kërkuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të paraqesë çdo dëshmi përkatëse të Jurisë së Madhe, me kusht miratimin e Gjykatës. Ky MASHTRIM, i përjetësuar nga Demokratët, duhet të marrë fund, menjëherë!” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Menjëherë pas deklaratës së Trump, Bondi tha në X se Departamenti i Drejtësisë ishte gati t’i kërkonte gjykatës të premten të hapte transkriptet e jurisë së madhe.

“Presidenti Trump – ne jemi gati ta çojmë gjykatën nesër për të hapur transkriptet e jurisë së madhe”, shkroi Bondi.

Trump thotë se demokratët “kontrolluan” dosjet për vite me radhë, por ‘nuk kishin asgjë’, pas thirrjeve për transparencë nga disa preh mbështetësve të tij më besnikë.

Diku tjetër, Wall Street Journal raportoi se emri i Trump u shfaq në një shënim personal “të pahijshëm” të vitit 2003 për Epstein – ndërsa presidenti e quan atë “të rremë”.

Trump thotë se gazeta dhe pronari Rupert Murdoch “u paralajmëruan drejtpërdrejt”, se do të paditeshin nëse do ta botonin historinë, duke e përshkruar atë si “të rreme, keqdashëse dhe shpifëse”.

Akuzat se Epstein kishte abuzuar seksualisht me vajza u bënë publike në vitin 2006 dhe ai u arrestua po atë vit, përpara se të pranonte një marrëveshje pranimi fajësie. Epstein vdiq në vitin 2019 në burg, pasi u arrestua për herë të dytë dhe u akuzua për konspiracion të trafikimit seksual./ BBC.