Lamtumirë Margarita Xhepa! Përfundojnë homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, aktorja dërgohet drejt banesës së fundit

Homazhet në nder të aktores së madhe Margarita Xhepa kanë përfunduar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Arkëmorti me trupin e saj u nis drejt banesës së fundit, ku do të prehet, në Varrezat e Sharrës.
Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa dha frymën e fundit një ditë më parë, disa orë pas ditëlindjes së 91-të.
Nga pamjet e siguruar nga Top Channel, familjarët, miq, kolegë, artistë dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhe.
Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.
Skenës nuk iu nda asnjëherë, ndihej e realizuar, sikurse shprehej në një intervistë për Top Channel një vit më parë, në 90-vjetorin e lindjes.
Margarita Xhepa lindi në 2 prill 1934 në qytetin e Lushnjës.
Ajo la pas qindra role, për të cilat u nderua me titullin “Nder i Kombit” dhe dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Megjithatë, krenarinë më të madhe të jetës konsideronte tre fëmijët që la pas, njëri prej të cilëve, Ndriçim Xhepa, ndoqi hapat e aktores, duke shkëlqyer po aq në skenën e artit shqiptar.

Top Channel