Volodymir Zelenskyy, Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet në Detin e Zi, duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt një armëpushimi. Njoftimi u bw me dije nga Shtëpia e Bardhë pas përfundimit të raundit të fundit të negociatave midis Uashingtonit dhe Kievit në Riad. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord në bisedimet në Arabinë Saudite për të siguruar një armëpushim të pjesshëm, lundrim të sigurt dhe përjashtimin e përdorimit të forcës në Detin e Zi.
Propozimi për një armëpushim të kufizuar në Detin e Zi, siç shpreson Uashingtoni, do të hapë rrugën për negociata më të gjera të paqes. Uashingtoni thotë se Amerika synon të promovojë aksesin e zgjeruar të Rusisë në portet dhe sistemet e pagesave për eksportet e plehrave dhe ushqimeve.
“Moska dhe Uashingtoni do të vazhdojnë të punojnë drejt arritjes së një paqeje solide dhe të qëndrueshme,”-shkruhet nw njoftimin e Shtwpisw sw Bardhw.
Si pjesë e një nisme më të gjerë në Detin e Zi, Uashingtoni do të ndihmojë Rusinë të kthehet në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe plehrat. Me këtë, presidenti amerikan Donald Trump i bëri një tjetër favor të madh liderit rus Vladimir Putin.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës lëshoi deklaratën e saj mbi marrëveshjen, e cila kryesisht ndjek të njëjtin formulim si Shtëpia e Bardhë./ZËRI
