Arush pelushi e bërë nga lëkurë njerëzore? Panik mes banorëve, shakaja që çoi në arrestimin e një personi në Kaliforni

Një arush pelushi i bërë nga lëkurë artificiale njeriu shkaktoi panik në Kaliforni, duke i bërë banorët të kishin frikë se një vrasës serial ishte në arrati. Në realitet, arushi pelushi është një vepër arti në stilin e “Heshtjes së Qengjave”, që takohet me “Masakrën e Sharrës Variçore të Teksasit”.

Autoritetet kaliforniane nuk u argëtuan nga një vepër arti, që u quajt një “arush pelushi makabër” i përdorur në një “shaka”.

Një arush pelushi i bërë nga lëkurë artificiale njerëzore u zbulua të dielën në Victorville (130 km në verilindje të Los Angeles) dhe komuniteti vendas ishte i shqetësuar se pas këtij zbulimi të zymtë fshihej një vrasës serial.  

Sipas New York Post, lodra groteske ishte vendosur ulur në një trotuar jashtë një stacioni benzine dhe zbulimi i saj e shtyu një dëshmitar të telefononte policinë për të raportuar se “një arush pelushi i bërë nga ajo që dukej si mish njeriu ishte lënë përpara biznesit”. 

Pasoi një hetim policor – dhe madje edhe një ekzaminim i sendit nga një mjek ligjor.

Të hënën, zyra e sherifit vendosi që krijimi i llahtarshëm nuk ishte bërë nga asnjë pjesë e trupit të njeriut. Ata e quajtën lodrën një “shaka”.

Një deklaratë nga zyra e Sherifit të Qarkut San Bernardino nuk përmendi një motiv të mundshëm dhe tha se “hetimi se kush e la arushin prej pelushi në biznes po vazhdon”. 

Kthesa e fundit në këtë hetim është se një artist nga Karolina e Jugut, i quajtur Robert Kelly ka marrë meritat për krijimin e objektit. 

Puna e Kelly-t, e cila specializohet në krijime horror për ekspozita dhe filma, është në dispozicion për shitje online në Etsy.  

Ai konfirmoi se ia kishte shitur arushin prej pelushi një blerësi në Victorville dhe identifikoi veprën e tij të artit. 

“Puna jonë është mjaft lehtë e dallueshme dhe njerëzit po dërgonin artikuj (për stacionin e benzinës) majtas e djathtas. Shikova dhe me siguri ishte ariu që dërgova javën e kaluar”, tha Kelly për revistën People.

Në një mesazh të postuar më vonë në Facebook, artisti shpjegoi se nuk ishte informuar për qëllimet e blerësit. 

“Jo, nuk kisha asnjë dijeni për qëllimet (e blerësit) dhe as nuk isha i përfshirë në ndonjë shaka në anën tjetër të kombit nga ana ime”, shkroi ai.

Sidoqoftë, Zyra e Sherifit të Qarkut San Bernardino nuk e gjeti shumë qesharake.  

Ata lëshuan një deklaratë ku shkruhej: “Incidente të tilla si ky marrin burime të vlefshme emergjente dhe e vënë publikun në rrezik, duke vonuar ndoshta kohën e reagimit ndaj thirrjeve legjitime për shërbim.” / Euronews.