Etleva Deda është caktuar gjyqtare nga shorti elektronik i hedhur mëngjesin e sotëm për të shqyrtuar dosjen e ish deputetit Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpunëtorëve të tij Ahmet Masha dhe Altin Hajri.
Hetimet u mbyllën pak ditë më parë nga prokuroria e posaccme, e cila zbriti dosjen në GJKKO dhe kërkoi kalimin e çështjes par gjykim.
Prokurori Adnan Xholi ka ngritur akuzat “Tregim i sekretit shteteror nga shtetasit, kryer me teper se njehere”, “Perkrahje e autorit te krimit” dhe “Korrupsion pasiv ne zgjedhje” ndaj tre të dyshuarve, teksa ka ndarë dosjen në fraksion për te identifikuar funksionarët që kanë ndihmuar ish deputetin në dhënien e informacioneve të klasifikuara sekret, informon gazetari Fatjon Gjinaj.
Prokuroria e Posaçme njoftoi dje se ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, të arrestuar si pjesë e një grupi kriminal anëtarëve të të cilëve duke shfrytëzuar pozitën e deputetit jepte informacione për operacione policore. Nën akuzë është edhe Ahmet Masha që u arrestua bashkë me Çyrben ndërsa u shpall në kërkim Altin Hajri. SPAK zbuloi se ka ndarë çështjen për shkak se ka dyshime për zyrtarë të tjerë që kanë tregtuar informacion shtetëror, ndërsa konfirmon se Altin Hajri ka folur me të njohur të tij në aplikacionin Matrix pas arrestimit të ish-deputetit.
SPAK vuri në dukje se marrëdhënia e socialistit me personazhin e rekordeve kriminale kishte bazë edhe interesin pasi deputeti e njoftonte për operacionet, ndërsa Hajri i jepte vota.
