Kujtim Gjuzi zotohet në Theth: 100€ nga pensioni im për ju! I moshuari thirrje për kryeministrin: Të na dëmshpërblejë!

Kujtim Gjuzi dhe 74-vjeçari nga Thethi

SHKODËR- Një grup qytetarësh nga Mirdita kanë shkuar këtë të martë në Theth, atje ku tensionet kanë vijuar deri në shembjen e ndërtesës së fundit. Ata kanë mbërritur ditën e sotme, në mbështetje të banorëve thethianë, teksa iu bëjnë thirrje edhe krahinave të tjera të veprojnë në mbështetje të këtij populli. Njëri prej tyre, madje ka kërkuar llogari nga kryeministri Rama, duke i kujtuar atij se shembi banesat e atyre qytetarëve të cilëve iu kërkoi votën në zgjedhjet e 11 prillit. 
“Erdhëm këtu një grup nga mirdita për të ngushëlluar vëllezërit tonë, për t’i ndihmuar në këtë fatkeqësi qeveritare. Pra është një tërmet qeveritar, jo nga zoti. Kudo nëpër gërmadha gjetëm njerëz të depresionuar, janë në një terror të tmerrshëm e as nuk flasin para mediave, kanë frikë. Ne kemi ardhur për tu dhënë një moral, nuk kemi mundësi t’i ndihmojmë sepse kjo fatkeqësi ka ardhur nga shteti. Qeveria është borxhlie ndaj banorëve. Kryeministri jonë kënaqet duke shembur shtëpia. Degjvoa që kryeministri ka sulmuar edhe priftin që predikonte një meshë, prandaj edhe banorët nuk kanë më besë të kjo qeveri. Dikush tjetër në Europë të vijë ta ndihmojë këtë popull, sepse ne në Shqipëri nuk kemi më. Unë i bëj thirrje të gjithë krahinave të ndihmojnë këtë popull. Unë mendoj që reagimi jonë do të jetë edhe një mësim për tjerët, të vjnë ta mbështetin këtë popull.”, është shprehur qytetari për mediat. 

Ndërkohë, në mesin e qytetarëve mirditorë ndodhej edhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i cili drejtoi akuza ndaj kryeministrit Rama, ndërsa me tone të ashpra e paralajmëroi atë që të mos bëjë shaka me komunitetin katolik. Ish-deputeti i kërkoi kryeministrit të dëmshpërblejë banorët, të cilëve u shembi shtëpitë apo bizneset e tyre. Ish-deputeti, me tone të ashpra, paralajmëroi kryeministrin të mos bëjë shaka me komunitetin katolik. Duke folur për mediat, Gjuzi shprehu gatishmërinë e tij për të qëndruar në krah të banorëve, madje duke siguruar nga pensioni i tij, 100 euro çdo muaj, duke filluar nga data 20 korrik.
“100 euro, Kujtim Gjuzi, në bashkëpunim me ju për cdo muaj deri në ditën që ju do thoni nuk keni nevojë më. Duke filluar nga data 20 e këtij muaj, hapni numrin e llogarisë. Kujtim Gjuzi do t’i dorezojë nga pensioni i vet. Edi Rama, mos bëj shaka me komunitetin katolik. Kaq të them.”, u shpreh Gjuzi.

Një 76-vjeçar, banor i Thethit, ka pritur dhe falenderuar qytetarët nga Mirdita për mbështetjen që këta të fundit po tregojnë ndaj thethianëve. I moshuari ka shprehur zhgënjimin e tij para kamerave, teksa në përgjigje të kryeministrit për, ai thotë se ndodhet në trojet e veta, lind e rritur në Theth. “Unë ju falenderoj për mbështetjen e komunitetit të Thethit. Sot jemi bashkë me njëri-tjetrin. Ishalla na ndihmon zoti. I bëjmë thirrje kësaj qeverie të pendohet se ca ka bë me ne. Na e ka këtë borxh, jemi në trojet tona. Shteti shqiptar, të kanunit, tash 500 vjet jemi thethianë, s’jemi të ardhur. Jam 76-vjeç, kam lind e jam rritur këtu.”, tha 76-vjeçari.

Kujtojmë se aksioni i shembjes në zonën turistike të Thethit ka vazhduar prej më shumë se një jave, ndërsa është përmbyllur paraditen e sotme me shembjen e ndërtesës së fundit me tritol, një godinë 3-katëshe. Aksioni ka vijuar në Thesh prej më shumë se një jave, teksa është shoqëruar me tensione të vazhdueshme duke u përballur me rezistencën e banorëve të zonës.
Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin. Ky aksion ka nisur prej ditësh në Vlorë, Theth, Tiranë dhe po zhvillohet në të gjitha qytet, duke përfshirë edhe kryeqytetin./ZËRI/